Të dashuruar ‘kokë e këmbë’ Rita dhe Fidani po i shijojnë në maksimum pushimet në Dubai

Çifti i njohur i skenës muzikore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, kanë ndarë me ndjekësit e tyre momente të veçanta nga pushimet në Dubai.

Në fotografitë e publikuara, ata shihen në një atmosferë plot diell e relaks buzë detit, me pamjen madhështore të kullave ikonike të Dubait në sfond.

Rita shfaqet elegante dhe plot stil me veshjen e saj verore, ndërsa Fidani i buzëqeshur tregon një formë të shkëlqyer dhe pozitivitet.

Dyshja duket se po shijojnë maksimalisht kohën e tyre në një prej destinacioneve më të njohura luksoze në botë.

Fansat nuk kanë hezituar t’i komplimentojnë për pamjen e tyre dhe për harmoninë që reflektojnë së bashku.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*