Alisa dhe Urimi bëjnë djalin synet, ndajnë foto nga procesi

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Alisa dhe Urimi, kanë ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tyre disa momente të veçanta nga dita e synetisë së djalit të tyre, Alur.

Ngjarja, e mbushur me dashuri dhe buzëqeshje, u shndërrua në një festë të ngrohtë familjare.

Në fotot e publikuara, vogëlushi Alur shihet i rrethuar nga prindërit, në procesin e synetisë së tij.

Në mbishkrimin e postimit të publikuar, Alisa e lumtur shkroi:

“Djali jem u bo burrë i vogël”!

Kjo ngjarje shënon jo vetëm një hap të rëndësishëm në jetën e djalit të tyre, por edhe një tjetër kujtim të çmuar që do të ruhet në albumin e tyre familjar.

Urime synetia Alurit të vogël! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*