Stresi ‘lë’ Kejsin për Rike Roçin?

Pak kohë pasi u konfirmua nga vet ai dhe Kejsi ribashkimi, emri i Stresit u gjend në portale për lidhje, por me tjetër kënd.

Që nga mëngjesi is ë shtunës, pafund lajme qarkulluan online për një lidhje me RIke Roçin.

Shkas u bë afërsia teksa shijojnë bashkë jetën e natës.

Por, një lajm i tillë është totalisht i pavërtetë. I kontaktuar nga Prive By Liberta Spahiu, Stresi u shpreh:

“E pavërtetë. E kam super shoqe të ngushtë”.

Miqësia e tyre daton prej shumë shumë kohësh.

Kujtojmë se Rike Roçi u përfol edhe për lidhje me Azemin pak kohë më parë. Kjo, marrë shkas nga fakti që u panë disa herë bashkë përgjatë xhirimeve të një filmi të përbashkët, por edhe në atë rast, nuk kishte asgjë të vërtetë në raportimet që qarkulluan.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*