Çfarë po zihet mes Rovenës dhe Atillës, kjo foto po trazon rrjetin

Rovena Stefa po rikthehet në skenën muzikore me një baladë dashurie që sjell emocione të forta dhe një histori të ngarkuar me dramacitet.

Në klipin e këngës, ajo luan përkrah Atillës, me të cilin ka ndarë më parë edhe eksperiencën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Klipi është realizuar pjesërisht edhe në ambientet e shtëpisë së Rovena Stefës, duke i dhënë një ndjesi më intime dhe të ngrohtë skenave.

Rrëfimi vizual përqendrohet në marrëdhëniet e një çifti, ku romanca përplaset me tensione të forta që çojnë deri në ndarje për shkak të tradhtisë.

Atilla luan rolin kryesor përkrah Rovenës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*