Zbulohet dueti ‘bombë’ mes dy artistëve shqiptarë

Public performance on stage Microphone on stage against a background of auditorium. Shallow depth of field. Public performance on stage.

Viti 2022 solli një nga bashkëpunimet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar: “Ferrari”, projekti i përbashkët mes Bardhit dhe Melindës, u kthye menjëherë në hit dhe dëshmoi për energjinë dhe kiminë artistike mes dyshes.

Një vit më pas, në dhjetor të 2023-it, ata mbyllën vitin me një tjetër goditje – kënga “Mos ma Prish” u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe shumë shpejt arriti shifra marramendëse, duke iu afruar 100 milionë shikimeve në YouTube. Një sukses që konfirmoi edhe një herë peshën e dyshes në industrinë muzikore.

2024-a nuk solli një tjetër bashkëpunim mes tyre, por pritja duket se do të marrë fund së shpejti.

Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, Bardhi dhe Melinda janë gati të rikthehen me një tjetër projekt të përbashkët.

Se ku do të publikohet dueti i tyre i radhës, e kuptoni në materialin e përgatitur nga Prive By Liberta Spahiu.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*