Mësohet fati i Arbana Osmanit në Ferma VIP

Pas një periudhe pikëpyetjesh rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit mes Arbana Osmanit dhe produksionit të “Ferma VIP”, tashmë duket se është marrë një vendim për sezonin e ardhshëm.

Pas përfundimit të edicionit të fundit, në media qarkulluan raportime për mospajtime mes moderatores dhe produksionit, duke vënë në pikëpyetje rikthimin e saj në krye të spektaklit.

Megjithatë, Prive By LS mëson nga burime se Arbana Osmani do të marrë sërish drejtimin e “Ferma VIP”.

Sipas informacioneve që kemi siguruar, bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë edhe për një sezon, duke i dhënë fund paqartësive që shoqëruan të ardhmen e moderatores në këtë format.

Tashmë, vëmendja zhvendoset te përgatitjet për edicionin e ri, risitë në format dhe emrat e personazheve që do të bëhen pjesë e tij. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*