Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Olechka dhe Rroni, janë bërë bashkë pas eliminimit nga gara, ndërsa duket se nuk janë larg as shtëpisë më të famshme në vend.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Olechka, e cila ka publikuar një video në TikTok, ku shfaqet së bashku me Rronin.
Ajo tregon se ndodhen shumë afër shtëpisë, aty ku vazhdojnë të qëndrojnë Fuego dhe Nora.
“Jemi shumë afër te Fuego”, dëgjohet duke thënë Olechka, ndërsa më pas e kthen kamerën nga Rroni dhe shton: “Edhe Rroni këtu”.
Ai e pyet nëse ka diçka tjetër për të treguar, ndërsa Olechka, me një ton të përmalluar, i përgjigjet:
“Jo, kurgjo tjetër”.
Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Po presim Fuegon dhe Norën në finale”.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi, Olechka kishte krijuar afrimitet me Fuegon, ndërsa Rroni me Norën.
Madje, mbrëmë, Rroni i kishte bërë Norës një surprizë romantike, duke i dërguar një dron të shoqëruar me fishekzjarrë.
Në të shfaqej një fotografi e tyre të përqafuar, krahas së cilës ishte shkruar mesazhi:
“Nora, vazhdo deri në fund, të pres jashtë. Rroni ❤️”.
Duket se edhe pas daljes nga shtëpia, dy ish-banorët vazhdojnë t’i mbështesin nga afër personat me të cilët krijuan lidhje të veçanta gjatë këtij rrugëtimi.


Leave a Reply