Kur gjithçka dukej se ishte qetësuar mes tyre, Brikena dhe Mateo kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut me një veprim të papritur në rrjetet sociale.
Dyshja, e cila pas daljes nga “Big Brother VIP Albania” ka kaluar një periudhë me ulje-ngritje në raportin e tyre, duket se po përballet me një tjetër moment të paqartë.
Së fundmi, është vërejtur se Brikena dhe Mateo nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke ngritur menjëherë pikëpyetje për marrëdhënien e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja ndërmerr një veprim të tillë. Edhe më parë, ata kishin bërë “unfollow” njëri-tjetrit, duke nxitur aludime për një krizë mes tyre.
Megjithatë, pas disa muajsh, kur dukej se kishin lënë pas mosmarrëveshjet dhe kishin gjetur sërish qetësinë pranë njëri-tjetrit, ky veprim i fundit ka rikthyer dyshimet se diçka mund të mos shkojë mirë.
Ajo që bie në sy është fakti se fotografia e përbashkët vazhdon të jetë e pranishme në profilin e Brikenës në rrjetet sociale. Pra, të paktën deri më tani, dyshja ka ndërprerë vetëm ndjekjen e njëri-tjetrit.

As Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për këtë veprim, ndaj mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.
A bëhet fjalë për një tjetër krizë në marrëdhënien e tyre apo thjesht për një veprim të momentit?
Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa historia e tyre duket se vazhdon të shoqërohet me pikëpyetje.




Leave a Reply