Pas pesë vitesh Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Screenshot

Luana Vjollca po rikthehet në ekranin e Top Channel.

Lajmi është raportuar fillimisht nga “Bordo”, ndërsa burime të Prive By LS konfirmojnë se moderatorja do të rikthehet në televizion nga muaji janar.

Në fakt, Prive By LS kishte paralajmëruar muaj më parë se rikthimi i Luanës në Top Channel ishte një mundësi reale, ndërsa tashmë janë mësuar edhe detaje të reja rreth projektit.

Sipas burimeve të Prive By LS, Luana do të vijë me formatin “Shiko Kush Luan”, një prej emisioneve më të suksesshme që ajo ka drejtuar më herët në Top Channel.

Programi pritet të transmetohet në prime time, të dielave, duke zënë këtë hapësirë deri në fillim të muajit mars.

Më pas, të dielat në Top Channel pritet t’i kalojnë sezonit të ri të “Portokalli”, që nis transmetimin në fillim të marsit.

Rikthimi me “Shiko Kush Luan” shënon kështu edhe rikthimin e Luanës në një format që për vite me radhë u identifikua fort me të dhe që solli në studio disa prej emrave më të njohur të showbizz-it shqiptar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*