Kjo është historia e dhimbshme e Arlindës së “BBVK”

Regjisorja Arlinda Morina, e njohur për publikun si Liki, e cila është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ka kaluar një periudhë shumë të vështirë shëndetësore.

Pak vite më parë, ajo u përball me një sëmundje të rëndë, e cila për pak sa nuk i kushtoi jetën.

Për trajtimin e saj, Arlinda kishte udhëtuar drejt një klinike në Turqi, ndërsa kishte marrë edhe ndihmën e qytetarëve për të përballuar shpenzimet e kurimit. Ajo e kishte dokumentuar rrugëtimin e vështirë të përballjes me sëmundjen përmes fotografive të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Tashmë, me pjesëmarrjen e saj në “BBVK”, emri i Arlindës është rikthyer në vëmendjen e publikut. Historia e saj shëndetësore mbetet një nga periudhat më të vështira që ka kaluar regjisorja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*