Partnerja e re në serial surprizon me fjalët për Esrefin

Aktorja e njohur turke, Aybüke Pusat, ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj për aktorin Çagatay Ulusoy, me të cilin pritet të ndajë ekranin në serialin e ri “Eşref Tek”.

Pas lajmeve se ajo do të jetë partnerja e tij në këtë projekt, aktorja është pyetur për kolegun e saj gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq të një eventi të Netflix-it.

Aybüke ka folur me shumë vlerësim për aktorin, duke mos i kursyer komplimentet për talentin dhe pamjen e tij.

“Unë tashmë mendoj se aktrimi dhe pamja e tij janë shumë të mira, prandaj besoj se do të jetë një partneritet i bukur dhe i mirë. Mendoj se mund të mësojmë shumë gjëra nga njëri-tjetri”, është shprehur ajo.

Deklarata e saj ka shtuar edhe më shumë kureshtjen për bashkëpunimin mes dy aktorëve, të cilët pritet të sjellin një dyshe të re në ekran.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*