“Shitesh për Prime”, Zoja përplaset ashpër me Adrianin dhe Fatlumin

Një tjetër debat ka tensionuar atmosferën në shtëpinë më të madhe në vend.

Këtë herë, në qendër të përplasjes ishin tre banorët, Zoja, Adriani dhe Fatlumi.

Gjithçka nisi teksa Adriani dhe Fatlumi po debatonin me Zojën.

Kjo e fundit iu drejtua Adrianit, duke i kujtuar një koment që, sipas saj, ai ia kishte bërë një ditë më parë.

“Hiq më larg, dje më the ‘shitesh për Prime’. Qysh shitesh për Prime?”, u shpreh Zoja, duke iu referuar fjalëve të Adrianit.

Ky i fundit reagoi duke i thënë se po i dilte maska dhe se nuk kishte respekt.

Ndërsa Zoja e pyeti nëse e dinte se çfarë do të thoshte të shiteshe, duke kundërshtuar akuzën e tij.

Por, përplasja nuk përfundoi me kaq. Debati vazhdoi edhe më vonë në dhomën e gjumit, ku këtë herë Zoja u përfshi në një diskutim me Fatlumin.

Gjatë bisedës, Fatlumi e quajti atë fëmijë, duke iu referuar edhe moshës së saj prej 35 vjetësh.

Kjo nxiti reagimin e Zojës, e cila e pyeti se çfarë lidhjeje kishte mosha me diskutimin që po zhvillonin.

“Ah, tash po më kapesh për moshë? Pse, çfarë lidhjeje ka që i kam 35 vjet?”, iu drejtua ajo.

Fatlumi, nga ana tjetër, këmbënguli se Zoja kishte shumë më tepër përvojë se ai, ndërsa më pas i tha se po dilte keq para kamerave.

Përplasjet mes banorëve u shoqëruan me akuza dhe ofendime të ndërsjella, duke e tensionuar edhe më shumë situatën në shtëpi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*