Zbulohet arsyeja pse kënga e re e Bejtës u publikua pikërisht mbrëmë!

Heqja e syzeve nga Bejta gjatë Prime-it të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5 ka qenë një nga momentet më të komentuara.

Gjithçka ndodhi pas kërkesës së nënës së tij, e cila e inkurajoi t’i hiqte syzet.

Pas shumë komenteve, ka reaguar edhe menaxhmenti i tij, i cili përmes një postimi në Instagram ka sqaruar se heqja e syzeve ishte planifikuar të shoqërohej me publikimin e një kënge të re.

Sipas ekipit të tij, ishte vendosur që në momentin kur Bejta t’i hiqte syzet, të publikohej edhe kënga “Dera”.

Edhe pse nuk dihej se kur do të ndodhte kjo, videoklipi ishte përgatitur paraprakisht dhe ishte xhiruar pa syze, në mënyrë që të përputhej me paraqitjen e re të artistit.

Në reagim është bërë e ditur gjithashtu se “Dera” është kënga e fundit e EP-së “Daors”.

Menaxhmenti ka theksuar se bëhet fjalë për një këngë shumë personale për Bejtën, të cilën ai kishte zgjedhur ta ruante për të përmbyllur këtë projekt muzikor. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*