‘Çift i mrekullueshëm’, Ludo thumbon Klodin dhe Labin

Një video e publikuar në TikTok nga dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Klodi dhe Labinot Haxhiu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Dyshja shfaqen duke kërcyer nën ritmet e këngës së njohur “Barbie Girl”, por vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi që shoqëron videon.

“Si na sheh Ludo dhe Noti”, shkruhet në përshkrimin e videos së publikuar nga Klodi.

Ky mbishkrim lidhet me një nga temat që u diskutuan gjatë edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ku afërsia dhe shoqëria mes Klodit dhe Londrimit u komentuan vazhdimisht nga banorët e tjerë, madje duke u cilësuar si një “bromance”.

Edhe pse bëhej fjalë për një raport shoqëror mes dy djemve, afërsia e tyre u kthye në temë diskutimi brenda shtëpisë, duke nxitur interpretime të ndryshme.

Tashmë, pas përfundimit të formatit, Klodi dhe Labinoti duket se kanë vendosur ta marrin me sportivitet gjithë këtë histori, duke e kthyer në humor përmes videos së tyre.

Reagimi i vetë Ludos nuk ka munguar. Ai e ka parë videon dhe ka vendosur t’u përgjigjet me një koment po aq ironik.

“Çift i mrekullueshëm! Me jetë të gjatë e të lumtur bashkë, ishalla! 😂🤍”, ka shkruar ai.

Edhe reagimi i Labinot Rexhës nuk mungoi:

“Do i marim ne produktin ton i bejm AMBASADOR MARTESOR qifti i vitit”, ka komentuar ai.

Kështu, një temë që dikur ishte objekt diskutimi brenda shtëpisë së famshme, tashmë është kthyer në një shaka mes ish-banorëve, të cilët po i marrin me sportivitet komentet dhe interpretimet që shoqëruan raportin e tyre gjatë spektaklit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*