Shqiponja, banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova”, ka një histori të dhimbshme familjare, të cilën e kishte ndarë me publikun disa muaj më parë.
Në një rrëfim emocionues, ajo kishte treguar se ishte braktisur në rrugë nga familja e saj biologjike, një ngjarje që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj.
Shqiponja kishte rrëfyer se vazhdon të kërkojë prindërit biologjikë, me shpresën se një ditë do t’i gjejë dhe do të mësojë më shumë për të kaluarën e saj.
Megjithatë, ajo kishte theksuar se jeta e saj ndryshoi për mirë falë prindërve adoptues, të cilët e rritën me shumë dashuri dhe përkujdesje, duke e trajtuar gjithmonë si vajzën e tyre.

Leave a Reply