Fotoja e parë, ish-banorja e BBVA bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj.

Artistja është bërë nënë për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një tjetër vajzë dhe duke e zgjeruar kështu familjen e saj.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Xheisara përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografinë e parë me të porsalindurën, nga shtrati i spitalit.

“Dashuria ime është këtu. Nuk di të përshkruaj ndjenjën, por di të them që jam me fat që Zoti vendosi të më bekojë sërish”, ka shkruar këngëtarja, duke shprehur emocionet e saj për ardhjen në jetë të vogëlushes.

Kjo është vajza e dytë e Xheisarës, e cila tashmë është edhe nënë e Sol Malines.

Postimi i saj është shoqëruar me urime e përgëzime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët i kanë dëshiruar shëndet e lumturi vogëlushes dhe familjes së saj.

Urime edhe nga ne! /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*