Yllka Sedellari është ish-producentja ekzekutive e dy edicioneve të para të “Big Brother VIP Kosova”.
Edicioni i parë dhe i dytë u vlerësuan për shikueshmërinë e lartë dhe interesimin që krijuan te publiku.
Pas njoftimit për datën e nisjes së edicionit të pestë, i cili pritet të fillojë më 30 tetor, Yllka ka ripublikuar në Instastory prmon e “BBVK 5”.
Në qendër të videos është bashkëshorti i saj, Alaudin Hamiti, ndërsa ajo e ka etiketuar atë në publikimin e saj, shkruan “Kosovarja”.
Etiketimin, Yllka e ka shoqëruar me një emoji me yje që ndriçojnë. Publikimi i saj vjen në prag të nisjes së edicionit të ri të formatit televiziv.


Leave a Reply