Një kapitull krejtësisht i ri ka nisur në jetën e aktores turke Zeynep Çamcı, e cila është bërë nënë për herë të parë në moshën 39-vjeçare.
Aktorja, e njohur për rolet e saj në disa produksione të suksesshme turke, ka sjellë në jetë një djalë më 15 tetor, duke kurorëzuar kështu një periudhë të veçantë për të dhe bashkëshortin, Serhat Bayram.
Çifti, i cili është i martuar prej 11 vitesh, ka zgjedhur emrin Can për vogëlushin e tyre.
Interesant është fakti se Zeynep kishte preferuar ta mbante shtatzëninë larg vëmendjes së publikut, duke mos ndarë shumë detaje nga kjo periudhë e jetës së saj.
Megjithatë, pas ardhjes në jetë të djalit, aktorja vendosi ta ndajë lajmin e bukur edhe me ndjekësit, duke publikuar fotografitë e para me foshnjën.
Kështu, pas më shumë se një dekade martesë, Zeynep dhe Serhat po shijojnë për herë të parë emocionet e prindërimit.

Leave a Reply