Adea Azemi ka arritur një sukses të rëndësishëm në sportet marciale, duke fituar titullin e kampiones botërore në kategorinë MAA, në një garë ndërkombëtare të zhvilluar në Francë.
Lajmin për këtë arritje e ka bërë të ditur gjyshi i saj, Avni Bilalli, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.
Pavarësisht moshës së re, shtatëvjeçarja ka arritur të ngjitet në majën e garave botërore, duke i shtuar një tjetër trofe karrierës së saj sportive.
Ky triumf vjen pas suksesit të saj në nivel evropian, ku Adea ishte shpallur kampione e Evropës në sportet marciale, në kategorinë deri në 30 kilogramë.
Titullin evropian ajo e kishte fituar në një kampionat të organizuar në qytetin ku kishte lindur nobelisti Günter Grass. Me suksesin e fundit në Francë, Adea Azemi vazhdon të dëshmojë potencialin e saj në sportet marciale, duke shënuar një arritje të veçantë në një moshë shumë të re.

Leave a Reply