Aktorja e njohur turke Cemre Baysel, e cila së fundmi spikat si ylli i serialit “Güller ve Günahlar” (Trëndafila dhe Mëkate), është bërë kryefjalë e medieve rozë për shkak të thashethemeve për një lidhje të re dashurie.
Po përflitet se ajo ka nisur një romancë me futbollistin turk, Emirhan Topçu.
Pëshpëritjet nisën pasi një përdorues në rrjetin social X publikoi një postim ku pretendonte se aktorja ka nisur një marrëdhënie me futbollistin. Këto aludime u përforcuan akoma më shumë kur ndjekësit vunë re se nëna e Emirhan Topçu-s kishte filluar ta ndiqte aktoren në rrjetet sociale, gjë që nxiti një valë reagimesh online. Megjithatë, pas kësaj lëvizjeje, Baysel e largoi futbollistin nga lista e njerëzve që ndiqte.
Më parë, aktorja turke ishte në një marrëdhënie me pilotin e garave me makina, Cem Bölükbaşı, por kjo lidhje nuk zgjati shumë. Pas ndarjes nga Bölükbaşı, ajo u mjaftua vetëm me deklaratën “Përfundoi”, duke refuzuar të jepte detaje të tjera për jetën e saj private.
Deri më tani, as Cemre Baysel dhe as Emirhan Topçu nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për të konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmet që po qarkullojnë në rrjet.
Emirhan Topçu është një futbollist profesionist i cili luan si mbrojtës qendror për klubin e Süper Lig-ës turke, Beşiktaş, si dhe për kombëtaren e Turqisë. Ai ka lindur më 11 tetor 2000 në Bandırma të Turqisë. /Prive By LS

Leave a Reply