Skandaloze, Labinot Rexha ofendon rëndë Benitën pas intervistës virale

Screenshot

Intervista e Benita Zenës për Prive By Liberta Spahiu është kthyer në një trend të ri në rrjetet sociale, por duket se jo të gjithë po e shijojnë në të njëjtën mënyrë momentin që po bën xhiron e TikTok-ut.

Këtë herë, vëmendjen e ka marrë Labinot Rexha, i cili ka ndarë në Instastory një video me zërin e Benitës në sfond.

Ajo që bie në sy është mbishkrimi që Labinoti ka vendosur krahas videos: “Muuuuuu”.

Ky reagim është interpretuar si një ofendim i rëndë ndaj ish-banores së BBVK-së, pasi shkrimi i përdorur lë të kuptohet si një krahasim me lopën.

Benita dhe Labinot Rexha kanë qenë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ku kanë ndarë të njëjtën eksperiencë brenda shtëpisë së famshme.

Ndërkohë, Benita është bërë sërish temë diskutimi pas intervistës së saj për Prive By Liberta Spahiu, veçanërisht pas përgjigjes “Për cilin djalë?”, e cila është kthyer në një trend në TikTok. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*