Klodi, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, prej kohësh ka treguar se i kushton rëndësi kujdesit për lëkurën.
Gjatë qëndrimit në reality show, ai është parë duke përdorur produkte të ndryshme për mirëmbajtjen e fytyrës.
Edhe jashtë shtëpisë së “BBVK”-së, Klodi vazhdon me rutinën e tij të kujdesit për lëkurën dhe e ka ndarë atë edhe me ndjekësit përmes Instagramit, shkruan “Kosovarja”.
Ai ka treguar se kujdesi për fytyrën është pjesë e rutinës së tij dhe se përdorimi i produkteve të ndryshme është diçka që e ka bërë edhe më herët. Për Klodin, kjo rutinë vazhdon edhe pas përfundimit të eksperiencës së tij në reality show.


Leave a Reply