“Zot, na fal”, Rina Balaj me kritika të ashpra për restorantet e Prishtinës

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj me cilësinë e ushqimit në restorantet e Prishtinës.

Përmes një postimi në TikTok, ku shihet e mërzitur në fotografi, Rina ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me përvojën e saj në restorantet e kryeqytetit.

“Prishtina e ka ushqimin me cilësinë më të ulët që mund të ekzistojë. Ma ndryshoni mendjen, edhe pse kam ngrënë në të gjitha restorantet e Prishtinës. Ushqimin e shpejtë e ka të mirë, ama restorantet? Zot, na fal”, ka shkruar ajo mbi fotografi.

Ndërkaq, në përshkrimin e postimit, këngëtarja ka vijuar të shprehë pakënaqësinë e saj, duke thënë se acarohet kur është e uritur dhe ushqimi në restorantet me emër nuk i përmbush pritshmëritë.

“Ac­arohem kur jam e uritur dhe ushqimi në restorantet me emër është 1/10”, ka shkruar Rina.

Me këtë deklaratë, Rina ka bërë të qartë se, sipas saj, ushqimi në restorantet e Prishtinës nuk është në nivelin që ajo pret, ndonëse ka veçuar ushqimin e shpejtë si një përjashtim. /Prive By LS/

https://www.tiktok.com/@rinabala99/photo/7694254072009870613?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*