“Kujdes, është Sheherzadja!” Momenti kur aktorja ngacmon “Sulltan Sulejmanin” në skenë

Një moment krejt spontan në skenë ka shkaktuar të qeshura dhe është kthyer në temë diskutimi në rrjetet sociale turke.

Aktori Halit Ergenç, i njohur për publikun shqiptar si Sulltan Sulejmani, është gjendur në qendër të një situate gazmore gjatë një eventi në Stamboll.

Gjithçka ndodhi në festën e hapjes së sezonit të ri të qendrës kulturore Zorlu PSM, ku aktori u shfaq përkrah koleges së tij, Zerrin Tekindor.

Dyshja janë protagonistë të shfaqjes teatrale “Vdekja e një shitësi”, ku interpretojnë një çift bashkëshortësh.

Teksa ndodheshin në skenë, Zerrin iu afrua Halitit dhe nisi t’ia përkëdhelte mjekrën.

Por, një spektatore nga salla nuk e la momentin të kalonte pa komentuar.

“Por është Bergüzari!”, u dëgjua ajo duke ia kujtuar aktores bashkëshorten e Halitit.

Përgjigjja e Zerrinit ishte e menjëhershme dhe shkaktoi të qeshura.

“Bergüzari është gjithmonë!”, ia ktheu ajo me humor.

Në këtë situatë u përfshi edhe vetë Bergüzar Korel, e njohur për publikun shqiptar si Sheherzadja, e cila ishte e pranishme në event.

Aktorja e priti momentin me buzëqeshje, madje pyeti me humor se për çfarë ishte bërë komenti nga publiku.

Më vonë, Haliti dhe Bergüzari u ngjitën së bashku në skenë, ku kënduan dhe vallëzuan, duke dhuruar edhe disa momente romantike për të pranishmit.

Çifti, që është martuar në vitin 2009, vazhdon të jetë ndër dyshet më të njohura të kinematografisë turke, ndërsa kjo situatë e papritur u kthye në një nga momentet më argëtuese të mbrëmjes. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*