Të papritura rreth serialit turk ku shfaqet Bertan Asllani “Mercan Köşk”, ja çfarë po raportohet

Seriali turk “Mercan Köşk”, që transmetohet në ATV, do t’i japë fund aventurës së tij televizive më herët nga sa ishte pritur.

Produksioni, me protagonistë Kubilay Aka, Hafsanur Sancaktutan dhe Bertan Asllani, nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë sa i përket shikueshmërisë.

Për këtë arsye, është marrë vendimi që seriali të përfundojë pas vetëm shtatë episodeve, duke e bërë episodin e shtatë edhe të fundit.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen e fansave, veçanërisht pasi “Mercan Köşk” ishte një nga produksionet e reja që iu bashkua ekranit të ATV-së në sezonin e ri.

Performanca në reyting është raportuar si një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në vendimin për përfundimin e serialit.

Më herët, lajmet për një përfundim të parakohshëm ishin mohuar nga aktori Mehmet Özgür, i cili kishte reaguar ndaj këtyre pretendimeve duke thënë: “Kulağınıza gelen şeyler yalan!”, pra se ato që kishin dëgjuar nuk ishin të vërteta.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë sjellë një ndryshim të situatës dhe tashmë është bërë e ditur se seriali do të përfundojë me episodin e shtatë.

Kështu, aventura televizive e “Mercan Köşk” në ATV do të jetë dukshëm më e shkurtër nga sa mund të kishin pritur shikuesit.

Episodi i shtatë do të jetë kapitulli i fundit i serialit, duke i dhënë fund historisë së personazheve të interpretuar nga Kubilay Aka, Hafsanur Sancaktutan dhe Bertan Asllani. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*