Në kastin e aktorëve Capital T dhe Adrola Dushi/ ‘Muji dhe Halili’ një nga legjendat më të njohura së shpejti në ekranet shqiptare

Një prej legjendave më të njohura shqiptare do të vijë së shpejti në ekranin e madh, ndërsa filmi i ri i Turjan Hyskos, “Muji dhe Halili”, ka zbuluar edhe dy emra që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Capital T dhe Adrola Dushi do të jenë pjesë e këtij produksioni, duke surprizuar fansat me përfshirjen e tyre në një projekt që rikthen në jetë figurat legjendare të ciklit të Kreshnikëve.

Nga pamjet e para, “Muji dhe Halili” duket se ndërton një atmosferë ku historia, lufta, frika dhe misteri ndërthuren.

Ngjyrat e ftohta, mjegulla, kostumet e epokës dhe figura e kalorësit krijojnë ndjesinë e një bote ku kufiri mes reales dhe legjendës mund të jetë shumë i hollë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*