Capital T tregon arsyen e pauzës nga skena: Po punoj për një album të ri

Capital T ka treguar se koncerti “Wine & Stories of Berat” ishte performanca e tij e vetme gjatë këtij viti, duke shpjeguar arsyet që e shtynë të marrë një pauzë nga skena.

Përmes një shkrimi të gjatë, artisti ka thënë se kjo pauzë ishte e nevojshme për të dhe se vendimi lidhej si me zhvillimet shoqërore, ashtu edhe me nevojën për t’iu përkushtuar muzikës së re.

“Pas kaq shumë vitesh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, qytete, shtete dhe mijëra njerëz përballë meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca”, ka shkruar ai.

Capital T ka thënë se një pjesë e këtij vendimi erdhi edhe si reflektim mbi situatat nëpër të cilat po kalon shoqëria.

Postimi i plotë:

Wine & Stories of Berat ishte koncerti im i vetëm për këtë vit.

Kjo pauzë nga skena ishte diçka që më duhej më shumë sesa e kisha mendu.

Pas kaq shumë vitesh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, qytete, shtete dhe mijëra njerëz përballë meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca.

Një pjesë e këtij vendimi erdhi duke parë situatat nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon. Ndonjëherë duhet të ndalesh, të shikosh përreth dhe të kuptosh se çfarë po ndodh jashtë botës tënde.

Por kjo pauzë kishte edhe një arsye tjetër shumë personale.

Doja kohë.

Kohë larg zhurmës, larg presionit të vazhdueshëm për të qenë gjithmonë prezent, larg ritmit këngë –> koncert –> këngë –>koncert”.

Doja ta ktheja gjithë atë energji përsëri në studio dhe në muzikë,
Duke punu për një album të ri.

Një album që për mua nuk është thjesht vazhdimi i asaj që kam bërë deri sot. Dua të flas për gjëra të tjera. Të prek tema që ndoshta nuk i kam prek më parë. Të tregoj perspektivën e njeriut që jam sot, pas gjithë këtyre viteve, jo vetëm artistin që publiku e njeh deri tani. Dhe pikërisht këtë vit më ka ndodh të mendoj shumë edhe për rrugëtimin.

20 YEARS LIVE.

Tamam “time capsule”

Kur kthehem dhe shoh 20 vite muzikë, skena, ide, rrezik, eksperimente dhe momente që në atë kohë ndoshta nuk kuptoheshin plotësisht, e kuptoj sa shumë ka ndryshu industria jonë.
Mbaj mend kohën kur investimi në koncerte, produksion, skenografi, performancë dhe eksperiencë live nuk ishte standard.

Kur ideja ishte të krijonim diçka më të madhe se thjesht të dilnim në skenë në klubet e natës dhe të këndonim disa këngë.

Gjithmonë kam dasht me i shty kufijtë.
Të krijoj trende, jo vetëm t’i ndjek ato.

Dhe sot, kur shoh pothuajse të gjithë industrinë duke u kthyer drejt koncerteve të mëdha, produksioneve serioze dhe performancave live, nuk e shoh si konkurrencë.

Përkundrazi.
It makes my heart ëarm.

Sepse do të thotë që kultura është rrit. Standardi është ngrit.
Artistët po ëndërrojnë më shumë dhe publiku po kërkon më shumë.

Dhe në një mënyrë të çuditshme,

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*