Një urim ditëlindjeje e zbuloi: Tayna paska një super bashkëpunim në sirtar

Një urim i zakonshëm ditëlindjeje ka mjaftuar për të zbuluar një bashkëpunim që, me sa duket, Gashi dhe Tayna e kanë mbajtur larg publikut deri më tani.

Tayna e ka uruar artistin shqiptar në Instagram me një “Happy birthdayyyy ❤️”, por ishte përgjigjja e Gashit ajo që mori menjëherë vëmendjen.

“Mendoj se është koha ta publikojmë këngën”, i është përgjigjur ai, duke lënë pak vend për dilema se dy artistët kanë tashmë një projekt të përbashkët të realizuar.

Për momentin nuk është bërë i ditur as titulli dhe as koha e publikimit, por mënyra se si Gashi foli për këngën lë të kuptohet se projekti mund të jetë gati dhe thjesht po pret momentin e duhur për të dalë.

Një bashkëpunim i tillë vjen në një periudhë shumë të mirë për Taynan edhe jashtë tregut shqiptar. “Si Ai” mori përmasa ndërkombëtare, ndërsa remiksi me Marshmello dhe UKAY ka kaluar 149 milionë shikime vetëm në kanalin zyrtar të Marshmellos në YouTube. (YouTube)

Edhe albumi i saj “Genesis”, i publikuar në maj të këtij viti, arriti të debutonte në vendin e 10-të të klasifikimit zyrtar të albumeve në Zvicër, duke e zgjeruar edhe më tej praninë e saj në tregun evropian.

Tayna ndër vite ka punuar edhe me emra jashtë tregut shqiptar, ndërsa në 2025 solli “Late Night” me Summer Cem, Geenaro dhe Ghana Beats.

Tani mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur Tayna dhe Gashi dhe, mbi të gjitha, sa gjatë ka qëndruar ky bashkëpunim “në sirtar”. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*