Bebe Rexha ka qenë pjesë e festës së madhe familjare me rastin e martesës së vëllait të saj.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është shfaqur në një atmosferë të gëzueshme, duke iu bashkuar familjarëve dhe të ftuarve në valle e këngë shqiptare, shkruan Indeksonline.
E veshur elegante, Bebe duket se e ka shijuar në maksimum mbrëmjen, ndërsa momentet nga festa janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Muzika tradicionale shqiptare, vallet dhe atmosfera festive kanë qenë pjesë e pandashme e mbrëmjes, duke i dhënë dasmës një ngjyrim të veçantë shqiptar.
Pamjet nga nata e dasmës kanë tërhequr vëmendjen e fansave të këngëtares, të cilët kanë komentuar veçanërisht momentet kur Bebe i bashkohet vallëzimit./Indeksonline/

Leave a Reply