Nuk ka më dyshime! Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, duket se nuk po arrin më ta mbajë aq sekret personin që po e shoqëron së fundmi.
Prive By LS solli kohë më parë ekskluzivisht pamjet e Bias në Prishtinë, ku ajo u pa në shoqërinë e një mashkulli, por pa ia zbuluar identitetin. Që nga ajo kohë, pyetja mbeti e hapur: kush ishte ai? Tashmë, përgjigjja duket se ka ardhur vetë përmes postimeve të tyre. Bia ndodhet këto ditë në Milano, në kohën kur qyteti po jeton atmosferën e Javës së Modës.
Nga Four Seasons Hotel Milan, ajo publikoi një moment të qetë në tavolinë, ku në sy bien ëmbëlsira dhe një palë syze. Por, disa orë më herët, nga i njëjti ambient kishte postuar edhe një tjetër personazh. E njëjta tavolinë, e njëjta ëmbëlsirë dhe, po, edhe syzet që shfaqen në postimin e Bias.
Dhe personi në fjalë është… Arban Dili. Arbani është një emër mjaft i njohur në Instagram, sidomos për ata që e ndjekin prej vitesh.
Prishtinasi ka krijuar audiencën e tij përmes postimeve nga përditshmëria, udhëtimet, fitnessi dhe stili i jetës. E kjo nuk është prova e vetme. Bia publikoi edhe një fotografi me dy akullore, zemra rozë dhe këngën “Romeo & Juliet”, pikërisht nga Galleria Vittorio Emanuele II.
Nga i njëjti vend, pothuajse në të njëjtën kohë, kishte postuar edhe Arbani. Postimet në orare të ndryshme ndoshta janë bërë pikërisht që gjithçka të dukej si rastësi, por këtë herë detajet i tradhtuan.
Mesa duket, dyshja po japin gjithnjë e më shumë shenja se mund të jenë çifti më i ri i shoëbizit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre. /Prive By LS/

Leave a Reply