Serialet turke po mbyllen njëri pas tjetrit, por ky po bën namin me shikueshmëri

Teksa disa prej produksioneve më të mëdha turke po përballen me mbyllje të parakohshme, një serial i ri po ecën krejtësisht në drejtimin e kundërt.

“Sevdan Bir Ateş”, me Murat Ünalmış dhe Özge Özacar në rolet kryesore, ka arritur atë që asnjë serial tjetër nuk e kishte bërë këtë sezon.

Me episodin e katërt, të transmetuar më 30 shtator, seriali regjistroi 10.06 pikë në kategorinë ABC1, duke u bërë prodhimi i parë i sezonit që kalon kufirin e 10 pikëve. Në Total shënoi 9.68, ndërsa në AB 8.36, duke dalë i pari në të tri kategoritë.

Shifrat bëhen edhe më interesante kur krahasohen me atë që po ndodh aktualisht në televizionet turke. Vetëm ditët e fundit është marrë vendimi që “A.B.İ.”, “Aşk ve Taht” dhe “Çirkin” të mbyllen para kohe për shkak të rezultateve nën pritshmëri.

Madje, diferenca ishte drastike në të njëjtën mbrëmje. Teksa “Sevdan Bir Ateş” shënoi 10.06 në ABC1, “Aşk ve Taht”, i cili tashmë po shkon drejt finales, regjistroi vetëm 1.13. Në kategorinë AB ra edhe nën një pikë, me 0.86.

“Sevdan Bir Ateş” tregon historinë e Mirzës dhe Leylës, një dashuri e mbetur përgjysmë vite më parë, e cila rikthehet kur rrugët e tyre kryqëzohen sërish.

Dhe duket se publiku turk është lidhur fort me këtë histori, pasi seriali po rrit shikueshmërinë nga java në javë. Episodi i tretë kishte regjistruar 9.51 në ABC1, ndërsa vetëm një javë më vonë kaloi për herë të parë shifrën 10.

Në një sezon ku disa produksione me emra të mëdhenj nuk po arrijnë të mbijetojnë as përtej episodeve të para, “Sevdan Bir Ateş” po shndërrohet në surprizën e madhe të televizioneve turke. /Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*