Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur më 1 tetor në Prishtinë, ku është parë krah ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Klodit.
Leonora dhe Klodi janë shfaqur së bashku në protestë, e cila u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të Klodit në “Big Brother VIP Kosova”, këngëtarja e kishte përkrahur publikisht, duke treguar mbështetjen e saj për të.
Tashmë, dyshja është parë sërish së bashku, kësaj radhe në protestën e mbajtur në kryeqytet.

Leave a Reply