Datë e shënuar për familjen Fejzullahu

Vajza e vogël e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, Ana, po feston sot ditëlindjen e saj të 7-të.

Në këtë ditë të shënuar për familjen, artisti ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar publikisht më të voglën e shtëpisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Ermali ka ndarë një imazh mjaft të ëmbël të Anës, ku ajo shihet e ulur në një kolltuk rozë duke mbajtur në krahë një mace të vogël.

Krahas fotos, këngëtari ka bërë një dedikim mjaft të bukur: “Urime energjia e shtëpisë ditëlindjen, lumi na për ty, të duam krejt”.

Kjo ditë e veçantë, sjellë mjaft gëzim në familjen Fejzullahu, ndërsa postimi i Ermalit ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të tij, të cilët kanë përcjellë urimet më të ngrohta për Anën e vogël.

Gjithashtu edhe këngëtari Sabri Fejzullahu ka ndarë një urim krah mbesës në ditëlindjen e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*