Këngëtari shqiptar ndan lajmin e ëmbël, së shpejti baba për herë të parë

Këngëtari shqiptar, Ilir Rubovci, dhe partnerja e tij, Festa, kanë ndarë me ndjekësit e tyre një nga lajmet më të bukura të jetës së tyre private.

Çifti ka zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, të shoqëruar me mbishkrimin e ëmbël ““Kemi një sekret për të ndarë”, ata kanë publikuar një set fotografik të realizuar në natyrë gjatë perëndimit të diellit.

Përveç lajmit të ëmbël të shtatzënisë, përmes këtyre fotografive është zbuluar edhe gjinia e foshnjës që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Çifti është në pritje të një vajze, ndërsa urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*