Brikena mbërrin në Shqipëri, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin

Pas disa javësh qëndrimi në Itali pranë familjes së saj, Brikena Selmani është rikthyer në Shqipëri.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndarë me ndjekësit një moment nga rikthimi, por vëmendjen e ka marrë ajo që e priste.

Përmes një postimi në Instagram, Brikena ka publikuar një buqetë me trëndafila, të cilën duket se e ka marrë me rastin e kthimit të saj. Krahas luleve shihet edhe një letër e shkruar me dorë.

Mesazhi në letër është tejet i ngrohtë dhe nis me fjalët “Mirë se erdhe, zemra ime”, ndërsa në vijim shprehen ndjenja dashurie dhe rëndësia që Brikena ka për personin që ia ka lënë atë mesazh.

Nga përmbajtja dhe konteksti, mesazhi duket qartë se lidhet me partnerin e saj Mateo Borri,

Ky gjest romantik tregon edhe një herë lidhjen e fortë mes çiftit. Ndonëse ditët e kaluara në Itali i shërbyen Brikenës për të shijuar kohën me familjarët e saj, rikthimi në Shqipëri e gjen atë përsëri pranë vëmendjes dhe dashurisë së Mateos./Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*