Naim Abazi me dhimbje tregon humbjen e mikes dhe bashkëpunëtores

Teuta dhe Viki Sadiku janë dy motrat aktore, të cilat prej vitesh kanë qenë pjesë e emisionit “Odeon” të Naim Abazit. Sot u bë e ditur se Viki Sadiku ka ndërruar jetë.

Lajmi është pritur me dhimbje edhe nga këngëtari dhe prezantuesi Naim Abazi, i cili ka reaguar përmes një shkrimi kushtuar mikes dhe bashkëpunëtores së tij.

Ai e ka nisur postimin me fjalët: “Lamtumirë Viki jonë…”, shkruan “Kosovarja”.

Viki Sadiku ishte pjesë e “Odeon” së bashku me motrën e saj, Teutën, ndërsa për vite me radhë ka qenë e angazhuar në këtë emision. Naim Abazi ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e saj, duke kujtuar bashkëpunimin e tyre ndër vite.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*