Këngëtarja e njohur Melinda Ademi, ka ndarë me ndjekësit një video romantike ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Granit Muhaxherin.
Në mbishkrimin e publikuar, Melinda ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për partnerin, duke thwnw se ai e ka mbështetur dhe e ka dashur në çdo moment, raporton IndeksOnline.
“Gëzuar njëvjetorin e fejesës sonë, dashuria ime. Jam mirënjohëse dhe me fat që të kam pranë”, ka shkruar ajo.
Çifti shihet duke ecur së bashku, ndërsa Melinda mban në duar një buqetë me trëndafila.

Leave a Reply