“Kam qarë 80% të kohës”, Ana tregon vështirësitë në fillim të shtatzënisë

Screenshot

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, e cila është në pritje të ëmbël për herë të parë, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa detaje mjaft personale rreth kësaj periudhe të veçantë në jetën e saj.

Përmes një bashkëbisedimi (Ask) në ‘story’, Ana i ka kthyer përgjigje pyetjes së një ndjekësi lidhur me ecurinë dhe sfidat e shtatzënisë gjatë muajve të parë.

E pyetur nëse ka pasur mundime në fillim, Ana ka zbuluar hapur se tre muajt e parë kanë qenë me të vërtetë të vështirë për të. Ajo ka treguar se është ndjerë më së keqi në jetën e saj gjatë asaj periudhe, duke përjetuar simptoma të rënda.

“3 muajt e parë kanë qenë nashta muajt ku jam ndi më së keqti për 21 vjet që i kam. Kam vjellë deri në 10 herë në ditë, kam humbur kilogramë shumë, kam qajtur 80% të kohës, çdo erë që e kam ndi më ka munduar, me temperaturë etj.”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se çifti i njohur i krijuar brenda shtëpisë së BBVK3, Ana dhe Kevini, vetëm disa javë më parë zbuluan për ndjekësit edhe gjininë e foshnjës. Dyshja konfirmuan se shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze. /Prive By Liberta Spahiu/

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*