Dubai zakonisht lidhet me pushime luksoze, plazhe, restorante dhe net të gjata, por për Luana Vjollcën duket se ky destinacion ka marrë një kuptim krejt tjetër.
Moderatorja ka treguar përmes Instagramit se udhëtimi i saj i fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka të bëjë me relaksin, por me një arsye shumë më praktike dhe, për të, jo fort të këndshme.
Duke publikuar një pamje nga Dubai, Luana ka shkruar: “Dubai duket fun, për mua s’është. Vij vetëm për dhëmbët dhe jam që sonte me frikë për nesër nga anestezia”.
Pra, ndonëse për shumëkënd një biletë drejt Dubait do të thoshte pushim dhe argëtim, Luana duket se e ka kthyer qytetin në destinacionin e saj për trajtime dentare.
Madje, nga mënyra se si është shprehur, ajo nuk e ka fshehur aspak ankthin para procedurës që e pret.
Një arsye jo fort tipike për të udhëtuar mijëra kilometra, por që duket se është kthyer në rutinë për moderatoren, e cila vetë e bëri të qartë se Dubai për të këtë herë nuk ka asgjë “fun”. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply