Ish-fituesi i edicionit të tetë të reality show-t “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, është bërë baba për herë të parë.
ajmi i ëmbël është bërë i ditur përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ema.

Në pamjet e shpërndara nga spitali, partnerja e tij, Rrezja, ka publikuar një foto ku Veseli shihet pranë të voglës së tyre, shoqëruar me mbishkrimin e ngrohtë:
“Një jetë e tërë në një fotografi”.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamje nga dhoma e përgatitur me tullumbace dhe lule rozë, ku shkruhet “Mirë se erdhe, Ema”.
Ky moment i bukur vjen vetëm pak muaj pas dasmës së tyre, duke kurorëzuar dashurinë e çiftit me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply