“Drita e syve të mi”, Gimbo uron nënën me foto të rrallë së bashku

DJ Gimbo, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe emotive për të uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, ai ka ndarë me ndjekësit një imazh nostalgjik nga fëmijëria.

Në foton e publikuar në Instastory, Gimbo shihet krah së ëmës kur ishte ende i vogël.

Përbri fotos nostalgjike, ai ka bashkëngjitur edhe një dedikim plot dashuri e falënderim për personin më të shtrenjtë të jetës së tij.

“Urime ditëlindjen nana jem. Festofsh gjithmonë me lumturi edhe shëndet drita e syve të mi. Të don djali shumë”.

Ky moment sentimental ka marrë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të tij, të cilët kanë vazhduar me urime të shumta për ditëlindjen e nënës së Gimbos. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*