Momente të veçanta baba e bijë, Ledri Vula emocionon me këto fotografi

Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me vajzën e tij, Poem, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me të.

Në tri fotografi të publikuara në Instastory, reperi shfaqet në momente të ndryshme me të bijën. Në njërën prej tyre, Ledri shihet duke e përqafuar Poem, ndërsa në një tjetër vogëlushja shfaqet me një yll në duar, ku shkruhet “Mirë se erdhe”.

Momenti që tërhoqi vëmendjen është edhe fotografia e tretë, ku Poem shihet e ulur në një bibliotekë të madhe, mes rafteve të mbushura me libra.

Tre fotografi, pak fjalë, por shumë dashuri baba-bijë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*