Pas largimit nga BBVK, ja ku do ta shohim Jonida Vokshin

Pas katër edicionesh në drejtimin e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi ka vendosur të marrë një pauzë nga televizioni dhe të përqendrohet në dy fusha të tjera të karrierës së saj.

E pyetur se ku do ta shohë publiku pas largimit nga BBVK, moderatorja dhe aktorja tregoi se për momentin dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë filmit dhe teatrit.

“Momentalisht i kam dhënë pak kohë vetes të largohem nga televizioni dhe të merrem me filmin dhe teatrin”, u shpreh Jonida.

Megjithëse nuk do të jetë më në rolin e moderatores së spektaklit, ajo pranoi se eksperienca në “Big Brother VIP Kosova” i mungon dhe se do të vazhdojë ta ndjekë edicionin e ri si shikuese.

“Më mungon Big Brother-i, por do ta ndjek nga ekrani”, shtoi ajo.

Jonida kishte qenë një prej figurave kryesore të BBVK që prej nisjes së formatit, duke e moderuar për katër edicione përkrah Alaudin Hamitit. Tashmë, largimi nga televizioni duket se do të jetë të paktën i përkohshëm, ndërsa fokusi i saj i radhës do të jetë te projektet në film dhe teatër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*