“Do doja ta provoja”, Rezarta i përgjigjet ndjekësit për një hyrje në BB VIP

Sipërmarrësja e njohur Rezarta Shkurta, ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale përmes opsionit “Ask me a question”.

Ajo u është përgjigjur pyetjeve të shumta që kishin të bënin me jetën personale, punën dhe përditshmërinë e saj.

Mes pyetjeve të shumta, vëmendjen e mori ajo e një ndjekësi i cili e pyeti rreth mundësisë për t’u bërë pjesë e formatit të njohur “Big Brother VIP”:

“Pse s’i jep një shans Big Brother-it? Do ishe fenomen.”

Rezarta nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje, duke pranuar se nga njëra anë do të kishte dëshirë ta provonte si eksperiencë, por nga ana tjetër ka një pengesë të madhe që lidhet me familjen e saj.

“Një pjesë e imja do donte ta provonte atë çmenduri. Por jam një koala e Ermalit dhe e Herës. Nuk e imagjinoj dot të jem larg tyre,” është shprehur ajo, duke sqaruar se lidhja e fortë me bashkëshortin Ermalin dhe vajzën e saj Herën e bën të pamundur izolimin për muaj të tërë brenda shtëpisë më të famshme.

Kësisoj, Rezarta “u ka dhënë fund” pritshmërive për një hyrje të mundshme në spektakël, duke treguar se përkushtimi ndaj familjes mbetet prioriteti i saj absolut. /Prive By Liberta Spahiu/

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*