Yll Limani është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për muzikën e tij, por për jetën private.
Disa detaje të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur pyetje nëse këngëtari mund të jetë duke shijuar një romancë të re.
Në internet qarkullojnë dyshime se kjo është blogerja Sara Kolamin. Kjo për shkak se janë bërë disa foto dhe postime të dy personazheve, të cilat duket se i vendosin ata në të njëjtat destinacione.
Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen lidhet me restorantin “Luciano’s”. Në një nga postimet e Sarës, emri i restorantit duket qartë në pjatë, ndërsa Ylli ka publikuar edhe më parë pamje nga një ambient me të njëjtin emër.
Një element tjetër është vendndodhja e treguar në postimin e Yll Limanit, Porto Cervo në Costa Smeralda të Sardenjës. Është pikërisht kombinimi i këtyre detajeve që ka çuar në spekulime në internet se dyshja mund të ketë kaluar kohë së bashku.
Për momentin, gjithçka mbetet brenda sferës së spekulimeve të nxitura nga detajet e postimeve të tyre në Instagram. Qoftë rastësi apo një romancë e mbajtur larg syrit të publikut, vetëm vetë protagonistët mund ta konfirmojnë këtë.



Leave a Reply