Olsa Muhameti sjell emisionin “Përputhen” në Kosovë?

Olsa Muhameti ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram, duke ngritur pikëpyetjen nëse një format dashurie mund të jetë projekti i saj i ardhshëm televiziv në Kosovë.

Producentja zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit, ku mes pyetjeve ishte edhe ajo se cili program i kishte dhënë më shumë kënaqësi profesionalisht, “Për’puthen” apo “Big Brother VIP Kosova”.

“Për’puthen se krahasoj dot, ka qenë një kohë tjetër, sa shumë energji e përkushtim kam dhënë në këtë program”, u përgjigj Muhameti, duke kujtuar periudhën kur ishte në krye të formatit të dashurisë.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen erdhi menjëherë më pas. Olsa pyeti ndjekësit: “Ta sjellim një program dashurie në Kosovë?”, duke vendosur si alternativa “Po”, “Ndoshta” dhe “Jo”.

Postimi ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se producentja mund të jetë duke menduar rikthimin te një format i këtij zhanri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*