Një nga emisionet më të dashura të argëtimit pritet të rikthehet në ekran.
Bëhet fjalë për “Shiko Kush Luan”, formatin që u bë i njohur nën moderimin e Luana Vjollcës në Top Channel.
Burime të Indeksonline pranë Top Channel bëjnë të ditur se tashmë kanë nisur përgatitjet për rikthimin e formatit, ndërsa sipas të njëjtave burime, xhirimet kanë nisur dhe emisioni pritet të rikthehet së shpejti në ekran.
“Shiko Kush Luan” ishte një prej formateve më të komentuara të ekranit shqiptar, me lojëra, humor, muzikë dhe përballje mes personazheve të njohur të showbizit.
Rikthimi i emisionit në krye me Luana Vjollcen do të shënojë edhe një rikthim të moderatores në një prej formateve që e bëri ndër emrat më të njohur të televizionit shqiptar.

Leave a Reply