Jori mahnitëse nga Venecia, ish-banorja e “BBVA”-së merr vëmendjen me paraqitjen elegante

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Jori Dellit, ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga udhëtimi i saj në Venecia, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante.

Në postimin e publikuar në Instagram, Jori shfaqet e veshur me një korse rozë të kombinuar me një fund të zi voluminoz, duke sjell një pamje glamuroze dhe mjaft të veçantë. Fotot duket se janë realizuar në kuadër të një eventi në Venecia, shkruan Indeksonline.

“Il primo Venezia non si scorda mai ”, ka shkruar Jori krahas postimit, duke iu referuar kujtimit të saj të parë nga qyteti italian.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, ndërsa Jori edhe një herë ka treguar stilin e saj në një prej destinacioneve më ikonike të Italisë./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*