E papritur! Ish-banorja merr drejtimin e Big Brother VIP?

Ndryshime të rëndësishme pritet të ketë në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”, pas largimit të Jonida Vokshit nga drejtimi i formatit. Tashmë pikëpyetja më e madhe është se kush do t’i bashkohet Alaudin Hamitit në moderim.

Një emër i ri është hedhur në diskutim këtë të martë nga gazetari Elton Tozaj. Gjatë një interviste, ai ngriti dyshimet se Elijona Binakaj mund të jetë një prej emrave që po konsiderohen për t’u shfaqur në edicionin e ardhshëm të BBVK.

Elijona ishte një prej protagonisteve të edicionit të katërt, ku arriti deri në finalen e madhe dhe përfundoi në vendin e dytë. Një kalim nga roli i banores në atë të moderatores do të përbënte një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj televiziv.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni se Elijona Binakaj do të marrë drejtimin e “Big Brother VIP Kosova 5” përkrah Alaudin Hamitit. Deri në një njoftim të Klan Kosovës ose të vetë Elijonës, emri i saj mbetet një prej alternativave që po përfliten për sezonin e ri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*