DJ Gimbo ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë gjyshja e tij.
Përmes një postimi në Instagram Story, ai ka publikuar njoftimin për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj, e cila ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.
Krahas njoftimit mortor, DJ Gimbo ka shkruar edhe një dedikim të shkurtër, por shumë prekës:
“Shpirti në paqe gjyshe”, shoqëruar me emoji të duarve në lutje.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta DJ Gimbos dhe familjes së tij. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply